Artan Hoxha tregon hilenë e kompanive të mëdha

Shqipëria

Artan Hoxha tregon hilenë e kompanive të mëdha

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 00:50
Artan Hoxha

Artan Hoxha ka treguar se disa nga kompanitë e mëdha në vend kanë pajtuar grupet kriminale për sigurinë e tyre.

I ftuar në “Të paekspozuarit”, Hoxha tha se kompanitë kanë marrë licensë si polici private dhe të gjithë punonjësit aty i kanë pajisur me armë me leje.

Për pasojë, askush nuk u afrohet këtyre kompanive, sepse nuk u shkon më policia, por u shkojnë këta të grupeve dhe me armë me leje.

“Disa nga kompanitë e mëdha, në mos kanë marrë punë të përbashkëta me grupet e mëdha, i kanë pajtuar ato për t’i ofruar siguri, kanë marrë licensë si polici private dhe i kanë pajisur me leje, dhe nuk u afrohesh dot zyrave të kompanisë, se nuk të vjen policia, të vijnë këta. Janë dhe me armë leje,”- tha Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat