Gashi: Vendimi i GJK për Teatrin nuk duhet të kontestohet

Shqipëria

Gashi: Vendimi i GJK për Teatrin nuk duhet të kontestohet

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 21:09
Shpend Gashi

Pedagogu Shpend Gashi i ftuar në studion e RTV Ora, me gazetarin Xhoi Malësia lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin u shpreh se vendimi i saj nuk duhet kontestuar.

Sipas Gashit, shembja e godinës së Teatrit ishte monstruoze në një vend që pretendon se është demokratik.

Gashi: "Shqiptarët duhet të dakordësohen me vendimin e GJK. Për aq kohë sa Gjykata nuk e ka marrë një vendim të formës së presë, ne jemi në pritje. Ishte e dhimbshme të shikoje godinën e Teatrit të shembej në mënyrë monstruoze nga një vend që pretendon se është demokraci në orën 4 të mëngjesit me disa artistë të cilët e mbronin dhe ishin ngujuar brenda Teatrit.

Politika dhe vetë qeveria e mori personalisht si një kauzë të Presidentit Meta. Sipas qeverisë ai pretendonte ta përdorte si kartë politike shembjen e Teatrit. GJK vetë e cakton që vendimi është marrë pjesërisht që do të thotë se ka rrëzuar kërkesën e bashkisë për ta marrë në pronësi truallin kombëtar, ka rrëzuar dhe një kërkesë që i jep të drejtë kërkesave të zotit Meta por nga ana tjetër ka rrëzuar kërkesën e zotit Meta për prishjen e godinës. Në gjithë këto vite kemi kërkuar këtë Gjykatën Supreme inekzistente, tani që na erdhi Gjykata Kushtetuese, tani që u formësua vetëm për respekt nuk duhet kontestuar, sepse shteti funksionon me institucione. Edhe sikur vendimi i Gjykatës të jetë kundër çdolloj dëshire që kemi ne, nuk duhet të kontestohet fare sepse ajo është fjala e fundit."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat