Bllokohet tuneli i Kalimashit, pasi një veturë përfshihet nga flakët

Shqipëria

Bllokohet tuneli i Kalimashit, pasi një veturë përfshihet nga flakët

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 10:02
Foto

Një automjet që po udhëtonte drejt Tiranës e që drejtohej nga një shtetas amerikan me banim në Serbi është përfshirë mëngjesin e së martës.

Ngjarja ka ndodhur teksa ishte duke udhëtuar brenda tunelit të Kalimashit.

Pasi ka konstatuar flakët, shoferi ka ndaluar automjetin duke pritur ardhjen e makinës zjarrfikëse të Bashkisë e stacionuar pranë tunelit, e cila në një kohë të shkurtër ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Për fat të mirë nuk ka dëme në njerëz përveç atyre materiale ndërkohë që deri në shuarjen e zjarrit dhe largimit të automjetit korsia e Rrugës se Kombit Kukës – Tunel ka qenë e bllokuar nga kolona e mjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat