Shpërthen Çollaku: Votat janë shitur nga mjekët!

Shqipëria

Shpërthen Çollaku: Votat janë shitur nga mjekët!

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 16:26
Kreshnik Çollaku

Ndërkohë që jemi në prag të mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së, Kreshnik Çollaku ka bërë një denoncim tjetër të fortë për vjedhjen e votave.

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Çollaku deklaroi se në zonën e tij votat nuk bliheshin nga bandat, por nga vetë mjekët nën kërcënimin se nëse shtetasi nuk votonte për Partinë Socialiste, nuk do t’i ofrohej shërbimi.

Kreshnik Çollaku: Në zonën time elektorale, votat nuk i vidhnin e nuk i blinin më bandat, i shisnin mjekët. Si ta certifikoj unë këtë gjë? Unë kisha mjeken e zonës, militante e PS-së, që shkonte tek shtëpia e të sëmurit, i thoshte ‘Më jep votën për PS-në, përndryshe, nuk ta mjekoj fëmijën.’

Denis Minga: E vetmja rrugë që ke, është ta çosh në SPAK, nuk ke rrugë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat