Shkarkimi i prokurorit të Tiranës, ONM kundër KPK

Shqipëria

Shkarkimi i prokurorit të Tiranës, ONM kundër KPK

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 17:44
Ilustrim

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka dalë kundër Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Genci Qana, gjatë procesit të Vettingut.

Në qëndrimin e përfaqësuesve të ONM mbi këtë vendim të KPK, vëzhguesit ndërkombëtarë theksojnë se shkarkimi i prokurorit Qane nuk u justifikua.

Sipas tyre, ky largim nuk e rikthen besimin e publikut te drejtësia, pasi nuk është proporcional.

KPK i nxori probleme prokurorit për ndryshimin e mbiemrit nga “Qana” në “Qama”, por sipas ONM, një argument i tillë i KPK nuk mund të pranohet, pasi “Nuk ka asnjë pretendim se vlerësuesi ose anëtarët e familjes e kanë përdorur ndonjëherë atë ndryshim për ndonjë avantazh të padrejtë apo për qëllime korrupsioni”, duke vijuar më tej se “Askush, jo një prokuror me përvojë, po as një vajzë që punon në një furrë buke, nuk duhet të shkarkohet nga detyra bazuar në fakte të tilla jashtëzakonisht të parëndësishme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat