Çfarë po ndodh me dosjen e Adriatik Llallës

Shqipëria

Çfarë po ndodh me dosjen e Adriatik Llallës

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 08:47
Adriatik Llalla

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla po kërkon pafajësinë në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Seanca do të mbahet sot, pasi u shty pak ditë më parë për shkak të dorëheqjes së dy gjyqtarëve nga trupa gjykuese.

Në treshen e kryesuar nga Nertina Kosova u dorëhoqën gjyqtarët Dhimitër Lara dhe Saida Dollani, për shkak se kanë shqyrtuar më herët kërkesa të tij.

Ata u zëvendësuan nga gjyqtarët, Miliana Muça dhe Enton Dhimitri, të cilët do të shqyrtojnë sot rastin Llalla.

Një ditë më parë në media është raportuar për tërheqjen edhe të prokurorit Klodian Braho, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar për lëtë lëvizje.

Llalla u dënua më 20 maj me 2 vite burg dhe me 5 vite heqje e të drejtës për të kandiduar në funksione publike.

Gjithashtu, Gjykata vendosi për sekuestrimin e mbi 20 mijë metra katrorë tokë në pronësi të ish-kryeprokurorit dhe një apartamenti në Durrës. Sipas Gjykatës, Llalla nuk ka pasur burime të ligjshme.

Ai u hetua edhe për pastrim parash, por në fund u dënua vetëm për fshehje të pasurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat