Paralajmërimi i Edi Ramës, ndëshkohet një tjetër kryetar bashkie

Shqipëria

Paralajmërimi i Edi Ramës, ndëshkohet një tjetër kryetar bashkie

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 21:05
Edi Rama

Komisioni i Prokurimit Publik njoftoi se ka gjobitur me 50 mijë lek kryetarin e Bashkisë së Sarandës, pasi ky i fundit ka refuzuar që ta japë informacion për një tender.

Sipas njoftimit, kryebashkiaku Adrian Gurma nuk pranoi të jepte informacion për një tender rruge, fituesi i të cilit u shpall në maj të këtij viti.

Kryetari i Bashkisë së Sarandës Adrian Gurma është gjobitur për të dytën herë për të njëjtën shkelje. Komisioni i Prokurimit Publik e ka gjobitur këtë herë me 50 mijë lekë të reja pasi Gurma, nuk pranoi që të bashkëpunonte me shefin e KPK-së.

KPP kërkoi informacion nga Bashkia e Sarandës për një tender me vlerë rreth 6 mln lek për shtrimin me beton të një rruge në lagjen nr.1 të qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat