Vijon numërimi i votave për Këshillin Kombëtar të PD

Shqipëria

Vijon numërimi i votave për Këshillin Kombëtar të PD

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 09:45
Kuvendin Kombëtar

Partia Demokratike mblodhi dje Kuvendin Kombëtar ku u votua për anëtarët e rinj.Votimi u mbyll mbrëmjen e djeshme ndërkohë që procesi i numerimit vazhdon akoma, ku pritet që deri në orët e mesditës të ketë përfunduar.

Këshilli Kombëtar i PD-së aktualisht drejtohet nga Bujar Nishani dhe janë 300 emra që do të zgjidhen së bashku me deputetët.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, nëpërmjet një deklarate për mediat, ka treguar ecurinë e deritanishme të procesit të numërimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar. Sipas tij, numri i delegatëve të pranishëm në Kuvendin Kombëtar, nga 7.646 delegatë gjithësej, të pranishëm në Kuvend kanë qenë, e nga këto, 5.703.

Këshilli Kombëtar këtë herë vjen me një risi pasi 90 anëtarë do të jenë femra dhe 45 do të jenë të zgjedhur nga forumi rinor i PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat