Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 08:01
Ilustrim

Sipas MeteoAlb: MBETEMI në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme në vendin  tonë, të cilat do të kushtëzojnë mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë paradites dhe mbrëmjes por rrebeshe shiu do ketë pas mesditë dhe gjatë orëve të pasdites. Në zona të izoluara do ketë ministuhi  breshëri dhe forcim të parametrit të erës.

Temperaturat e ajrit ulen sërisht në mëngjes por rriten lehtë në mesditë  duke u luhatur nga 13°C në zonat malore deri në 33°C në zonat e ulëta.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi  Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Paraditja dhe mbrëmja do të paraqiten në ndikimin e kthjellimve dhe vranësirave të herë pas herëshme. Por pas mesditës sërisht vranësirat pësojnë zhvillim duke gjeneruar shira të përkohshëm në republikën e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore të paqëndrueshme që kanë përfshirë prej ditësh rajonin e ballkanit do të diktojnë edhe në territorin e MV vranësira, të cilat herë pas here sjellin rrebeshe afatshkurtër shiu. Mbrëmja dhe nata përmirësojnë kushtet atmosferike.

Rajoni dhe Europa

Pjesa më e madhe e kontinetit Europian do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta. Konkretisht në ndimikimin e motit të kthjellët paraqitet Veriu, Qëndra po ashtu edhe brigjet e Egjeut. NDERSA vranësira dhe rrebeshe shiu dominojnë Lindjen dhe Europën Juglindore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat