Futet për tu larë, mbytet në lumin Osum në fshatin Moravë 7-vjeçari

Shqipëria

Futet për tu larë, mbytet në lumin Osum në fshatin Moravë 7-vjeçari

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në fshatin Moravë të Beratit.

Sipas njoftimit të dhënë nga policia mësohet se një i mitur është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në lumin Osum.

Trupi i pajetë i viktimës, shtetasit N.P., 7-vjeç është nxjerrë nga policia dhe banorët e fshatit.

“Në fshatin Moravë, në lumin Osum, shtetasi N. P., 7 vjeç, është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lumë. Punonjësit e Policisë, bashkë me banorët e fshatit, pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë”, njofton policia.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat