Arben Ristani tregon se kush e përjashtoi nga Këshilli Kombëtar

Shqipëria

Arben Ristani tregon se kush e përjashtoi nga Këshilli Kombëtar

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 00:25
Arben Ristani

Ish-anëtari i grupimit për PD, Arben Ristani mbeti jashtë Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. I ftuar në një intervistë televizve, ai u shpreh se autoritarizmi i kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte një nga faktorët që e la jashtë Kuvendit të PD-së.

Gjithashtu Ristani ka ndarë edhe një batute që siç tha ai shkëmbehet brenda ambienteve të Partisë Demokratike, duke e thënë në njëfarë mënyre me nota humori se brenda PD-së nuk ka pasur garë.

Që e bën Saliu e bën, por ne tek Ridvani shkojmë”, ka treguar Ristani, duke thënë se kjo është një batutë që përdoret që nga koha e Berishës.

Pjesë nga biseda në studio:

Kush e përjashtoi Arben Ristanin?

Ristani: Autoritarizmi i Lulzim Bashës.

Ku e gjen forcën Lulzim Basha?

Ristani: Forcën e gjen tek aftësia për të qenë i papërgjegjshëm. Basha nuk merret me vuajtjen e demokratëve dhe me një shpresë akoma të pakonturuar që mund të vuajnë edhe opozitën e katërt. Duke qenë i papërgjegjshëm është në gjendje ta bëjë këtë pa iu dridhur qerpiku. Dhe formimi në partitë tona politike ka ende rolin e njëshit shumë të fortë. Arsyeja përse goditen parimet, përse shmanget gara është sjellja vetëm rreth njëshit.

Si e shihni të ardhmen e PD?

Ristani: Sot e shoh të vështirë. Në rast se nuk i rikthehet parimeve do të jetë e vështirë. Por një gjë është e vërtetë se do të shkojë atje ku është nisur, por problemi është se do kohë, por çështja është kur duhet të shkojnë atje ku duhet. Ndaj duhet thënë disa të vërteta. Janë disa të vërteta që media, publiku, intelektualët të kapen pas tyre e ti përsërisin që të nguliten fort.

Më tej Ristani theksoi se nëse partitë nuk do të bëhen demokratike, atëherë nuk do të ketë një qeverisje siç do të duhej të ishte, dhe sipas tij publiku duhet të njihet me të vërtetat dhe të ketë ndikimin e tij që gjendja të mos vazhdojë të jetë po e njëjtë, duke shtuar së fundmi se kryesinë e re e sheh si një kostum të Bashës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat