Bejko: Berisha tani është në një provë të madhe! Ja çfarë do të ndodhë nëse futet në Kuvend në shtator

Shqipëria

Bejko: Berisha tani është në një provë të madhe! Ja çfarë do të ndodhë nëse futet në Kuvend në shtator

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 00:27
Sali Berisha

Këshilltari i kryetarit të PD për pushtetin vendor Roland Bejko foli sot për pozicionin e ish-liderit të së djathtës dhe shpalljen e tij non grata.

Duke e cilësuar si ekuacion me shumë të panjohura, Bejko tha se Berisha duhet të ishte distancuar nga struktura e PD që prej 2013-ës.

Sipas tij të qenit sërish deputet e vështirëson pozicionin e tij, ndërkohë që shtoi se ish-lideri nuk duhet të përdorë PD-në për vendimet e tij.

“Nuk kam asnjë mendim për këtë. Ka një ekuacion me shumë të panjohura në këtë mes. SHBA e ka shpallur non grata ndërkohë në PD ka kontribut të jashtëzakonshëm. Unë do doja që në 2013-ën Berisha të kishte mbajtur distancë nga struktura e PD. Ai krijoi një institucion tjetër që është “qytetari digjital”. Berisha tani është në një provë të madhe. Të qenit deputet do ta vështirësonte pozicionin e tij, do doja që ta merrte vetë vendimin dhe të mos përdorë PD. Unë uroj më të mirën për Berishën, por do doja të kishte një raport të sinqertë dhe të drejtë me PD-në”, tha Bejko nga studio e lajmeve të MCN TV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat