Meta dhe Kryemadhi, vizitë private në SHBA

Shqipëria

Meta dhe Kryemadhi, vizitë private në SHBA

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 15:11
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi kanë udhëtuar drejt SHBA-ve.

Sipas burimeve të Gazeta “Shqip”, presidenti dhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI-së kanë udhëtuar përtej atlantikut për qëllime private dhe jo për ndonjë vizitë zyrtare.

Pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shfaqur e tërhequr nga jeta aktive politike, duke ia lënë të gjithë barrën e denoncimeve drejtuesve të tjerë të kësaj partie.

Më herët presidenti Meta dhe Kryemadhi u shfaqën së bashku në Budapest 3 javë më parë gjatë inaugurimit të përmendores së heroit kombëtar Skënderbeu. Sot çifti presidencial ka preferuar që të udhëtojnë drejt SHBA-ve për të kaluar disa ditë pushimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat