Patologia shpjegon pasojat pas Covid

Shqipëria

Patologia shpjegon pasojat pas Covid

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 19:02
Entela Labaj

Covid 19 i ka rënë fuqia në sajë të vaksinimit masiv të popullatës së botës, por pasojat që virusi ka lënë në organizmin tonë ndihen ende.

Patologia Entela Labaj shpjegon:

“Pas Covid-it është trashja e gjakut që shkakton problem në sistemin kardiovaskular, sistemin pulmonar dhe sistemin nervor. Personat që kanë problem me zemrën shfaqin insuficencë kardiake, kemi raste të infarktit të miokardit. Ndërsa në rastet e infeksioneve pulmonare, personat që kanë bllokim kronik, spok, është përforcuar akoma më shumë vështirësia në frymëmarrje.

Pacientët vijnë dhe ankohen për dhimbje në gjoks. Thonë se nuk kanë fuqi të ngjisin shkallët.

Te personat që kanë problem me veshkat, shfaqet më shumë insuficenca renale. Organ tjetër i prekur nga pas Covid-i është edhe mëlçia.

Edhe te diabetikët e fshehtë veçanërisht, Covid-i ka nxjerrë në pah këtë problematikë.

Ka njerëz që pasi kanë kaluar Covid-in, ankohen se u bien shumë flokët”.

Shpesh dëgjojmë njerëz që thonë se pas Covidit harrojnë shumë.

“Na ndodh edhe me 20 vjeçarë. Thonë që kush shkova në provim nuk mbaja më mend asgjë. Këto probleme zgjasin 2-6 muaj. Pra kaq I duhet organizmit të rikuperohet. Në rast të kundërt personi duhet të shqetësohet dhe të kërkojë ndihmën e mjekut”, thotë Labaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat