Taulant Balla: Pikëllim i madh këtë ditë të diel

Shqipëria

Taulant Balla: Pikëllim i madh këtë ditë të diel

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 14:44
Taulant Balla

Numri 2 i PS-së Taulant Balla ka reaguar për aksidentin e rëndë në Kroaci ku humbën jetën 10 persona e dhjetëra të tjerë kanë pësuar lëndime, pasi një autobus i Kosovës u përmbys teksa vinte në Prishtinë.

Balla iu bashkohet ngushëllimeve për familjet e viktimave, duke shpresuar shumë që të plagosurit rëndë të shërohen, teksa falënderon autoritetet kroate për reagimin.

“ Pikëllim i madh këtë ditë të diel prej lajmit që erdhi nga Kroacia për aksidentin e rëndë me humbje jetësh të motrave dhe vëllezërve tanë kosovarë, teksa ktheheshin në atdhe me autobusin e linjës Frankfurt-Prishtinë.

I bashkohem ngushëllimeve për familjet e viktimave, duke shpresuar  shumë që të plagosurit rëndë të shërohen. Falënderim për autoritetet e Qeverisë së Kroacisë Andrej Plenkoviç për masat e marra në mënyrë të menjëhershme nga autoritetet vendore shëndetësore”, shkruan Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat