Brataj tregon nëse mund të përzgjidhet lloji i vaksinës

Shqipëria

Brataj tregon nëse mund të përzgjidhet lloji i vaksinës

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 22:28
Skënder Brataj

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha në Euronews Albania se është i gabuar paragjykimi ndaj vaksinës kineze, me të cilën po injektohen masivisht shqiptarët.

Z. Brataj tha se çështja e vaksinave është kthyer edhe në një luftë ekonomike dhe gjeopolitike, ndërsa shtoi se sa më shumë njerëz të vaksinohen me çfarëdolloj vaksine, është diçka pozitive.

“Të gjitha vaksinat do të rishihen, sepse me mutacionet që po pëson virusi, vaksinat e reja që prodhohen do të ndryshojnë”, tha mjeku.

I pyetur lidhur me mënyrën se si vendoset cilën lloj vaksine do të kryejë secili qytetar dhe a kanë këta të fundit të drejtë ta përzgjedhin vetë atë, z. Brataj u shpreh se kjo gjë varet nga lloji i vaksinave në dispozicion në qendrën shëndetësore përkatëse ku kryhet vaksinimi.

Ai theksoi se deri tani vaksina anti-COVID është fakultative dhe askush nuk është i detyruar që të injektohet, por shtoi se ajo që po disktutohet në të gjithë botë është fakti se të gjithë ata që ofrojnë shërbim publik; mjekë, infermierë, mësues duhet të vaksinohen.

Sipas z. Brataj, pranvera e vitit tjetër do ta gjejë vendin pa masa dhe kufizime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat