Parashikimi/ Ja si do të jetë moti nesër

Shqipëria

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti nesër

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 00:01
Foto ilustrim

Kjo javë pritet të jetë një ndër javët më të vështira sa i përket temperaturave të larta por jo vetëm.

Mbi rajonin e Ballkanit (rrjedhimisht edhe mbi vendin tonë) gradualisht po depërtojnë masa ajrore të nxehta me origjinë nga shkretëtira e Saharasë. Si rrjedhojë për ditën e sotme temperaturat arritën deri në 39 grad celcius (Gjirokastër) dhe 37 grad për kryeqytetin.

Për tu theksuar është se për shkak të origjinës nga shkretëtira e Saharasë parashikohet që masat ajrore do të kenë një sasi të lartë të grimcave të pluhurit dhe rërës. Cilësia e ajrit do të jetë e dobët për shkak të sasisë së lartë të këtyre grimcave si dhe do të krirjojnë efektin serë sa i përket temperaturave.

Për shkak të temperaturave të larta mbi 40 grad Celcius që priten të regjistrohen nga mesjava e deri në fundjavë (kryesisht zonat e ulëta), këshillojmë të gjithë ndjekësit tanë të shmangin sa më shumë ekspozimin në diell pa arsye të fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat