A do të ketë në shtator protesta nga opozita?

Shqipëria

A do të ketë në shtator protesta nga opozita?

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 13:56
Lulzim Basha

Opozita, më saktë PD-ja si partia më e madhe e opozitës nuk pritet të jetë jashtë Parlamentit, duke ndryshuar, të paktën për momentin, strategji. Basha në konferencën e sotme për shtyp e ka cilësuar si "fitore" raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, pasi sipas tij, u faktuan qëndrimet e PD-së, se këto votime ishin një masakër zgjedhore.

Por ccfarë strategjie ka PD-ja si opozitë për në shtator kur nis edhe sezoni politik a do t'i rikhehen protestave? Basha ka qenë disi i rezervuar, duke shtuar se opozita asnjëherë nuk stepet.

“Sikur ju thashë sot vëmendja e shqiptarëve duhet të mbetet te certifikimi i qartë i dështimit më të madh në 30 vite pluralizëm për të garantuar votën e lirë, i kapjes së shtetit. Detyrat tona janë të qartë, e drejtësisë është e qartë dhe do të insistojmë që ajo ta përmbushë. Kjo është një nga arsyet përse PD-ja mbështeti ndryshimet për reformën në drejtësi. Me 185 padi në presim jo thjeshtë hetime me ritëm të lartë të filluar nga “koka” dhe jo nga “bishti” dhe transparencë. Ndërkohë që sa i përket mjeteve dhe mënyrave, ju garantoj që PD asnjëherë nuk është stepur para asnjë vendimi për të përmbushur detyrën e saj për të përmbushur detyrën e saj dhe nuk do të stepet as sot, kur nevoja për të kthyer legjitimitetin është më e madhe” tha ai.

Ai ka shtuar se “Beteja do të zhvillohet kudo duke përfshirë edhe parlamentin, me të gjitha format demokratike".

"Me forcën që na kanë dhënë shqiptarët pavarësisht prej masakrës zgjedhore, PD disponon të gjitha mjetet për t’iu përgjigjur aspiratës së shqiptarëve për ndryshim. Kasandrave që parashikojnë se çfarë do të ndodhë në katër vitet e ardhshme ju them se dhe katër ditë janë një kohë e gjatë. Ne do të intensifikojmë përballjen, do të bëjmë aleancë me shumicën e shqiptarëve. 25 prilli nuk është çështje mandatesh, por çështje ndalimi të paligjshëm të ndryshimit, që shumica e shqiptarëve e dëshironin atëherë, dhe e duan edhe më shumë sot. Detyra jonë nuk është thjesht të ofrojmë programin për të nesërmen, por edhe t’i japim zë, forcë e fuqi kësaj shumice shqiptarësh që duan edhe më shumë ndryshimin e ndaluar përdhunshëm më 25 prill, me të gjitha format dhe mënyrat” theksoi Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat