Brataj thotë se Delta ka edhe 3 variante, tregon simptomat

Shqipëria

Brataj thotë se Delta ka edhe 3 variante, tregon simptomat

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 14:09
Skënder Brataj

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ftuar mëngjesin e së martës në “Dita jonë”, foli për situatën e pandemisë në vendin tonë, pas konfirmimit të rasteve të para me variantin Delta.

Brataj u shpreh se variant Delta ka edhe 3 variante, teksa shtoi se nuk po tregon një agresivitet më të madh se i kaluari.

“Ky variant do të mbizotërojë me të gjitha mutacionet, Delta ka edhe 3 variante. Për fat të mirë, ky variant nuk po tregon një agresivitet më të lartë, përkundrazi po tregon se ata që kanë kryer vaksinën nuk po përfundojnë në spital. Periudha e inkubacionit është 2-3 ditë më e vogël se varianti i mëparshëm”.

Brataj përmend edhe simptomat e variantit Delta. “Ky variant ka më tipike rrufën, që paraqitet me sekrecione nga hundët, dhimbje fyti, dhimbje koke, por edhe me të vjella dhe diarre. Numri i pacientëve në spital na bën të jemi të qetë”, tha Brataj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat