Aksion si në filma, policët shtrijnë gazetarin: Hape derën o by*h q*r...

Shqipëria

Aksion si në filma, policët shtrijnë gazetarin: Hape derën o by*h q*r...

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

“Hape derën, hape more derën, o by*h q*r, hape derën” dëgjohen agjentët që i drejtohen drejtuesit të makinës tip “Benz” që të dalë jashtë, por ai i jep gaz duke u larguar me shpejtësi.

Një qytetar ka arritur që të filmojë të gjithë skenën nga momenti kur policia ndalon drejtuesin e makinës, i cili nuk bindet për të hapur derën duke u arratisur deri te shtrirja në tokë e gazetarit të NEWS24 Ergys Gjençaj që po filmonte operacionin.

Më pas efektivët kanë kaluar te qytetarët, teksa një banore e zonës dëgjohet duke thënë “mos më prek me dorë”.

Nga operacioni deri tani nuk raportohet për të arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat