“Delta” mes nesh, Tomini: Vaksinohuni me dy doza

Shqipëria

“Delta” mes nesh, Tomini: Vaksinohuni me dy doza

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 16:29
Eugena Tomini

Nëse ndjeni shenja të një rrufe mos neglizhoni, por vetë izolohuni dhe kontaktoni mjekun e familjes.

Ai do të diferencojë apo kaloni një virozë të stinës apo jeni prekur nga varianti “Delta” i Covid 19, që tashmë po qarkullon dhe në Shqipëri.

“Në rastin kur kemi shenjat klinike, rrufë, dhimbje kokë, grricje fyti, diarre, temperaturë. Ndërkohë këto janë disa shenja që e specifikojë si një infeksion viral të zakonshëm, nuk duhet që të nënvlerësohet asnjë rast por duhet të kërkohet ndihma e mjekut të familjes”, ka thënë ajo.

Në gusht “Delta” sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë pritet të dominojë në të gjithë botën, përjashtim nuk bën as Shqipëria.

Prandaj zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini i bën thirrje qytetarëve të vaksinohen me dy dozat antiCovid, të mbajnë maska në mjedise të mbyllura dhe të shmangin grumbullimet.

“Delta është një variant shumë i transmetueshëm që ka prekur dhe persona që janë të vaksinuar, por e kalojnë më lehtë. Jemi të rriskuar por vaksinimi vetëm pa zbatimin e masave nuk mund të kuptohet dhe në mënyrë të ndërsjelltë”, është shprehur ndër të tjera ajo.

Dy dozat anti Covid aktualisht në Shqipëri i kanë marrë rreth 500 mijë persona ndërsa në total numri i vaksinimeve të kryera ka kaluar 1 milion e 148 mijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat