Asnjë humbje jete nga Covid, 31 raste të reja dhe 14 të shëruar

Shqipëria

Asnjë humbje jete nga Covid, 31 raste të reja dhe 14 të shëruar

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 17:03
Ilustrim

Shqipëria ka shënuar një tjetër ditë pa humbje jete prej virusit të rrezikshëm Covid-19.

Ndërkohë, nga 3,628 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv 31 qytetarë.

Autoritetet njoftojnë se 14 pacientë e kanë fituar betejën me virusin në 24 orët e fundit.

Raportimi i detajuar:

Janë kryer 3628 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 31 qytetarë, në këto bashki: 7 raste në Elbasan, nga 6 raste në Tiranë, Lezhë, 3 në Kukës, 2 në Korçë, nga 1 rast në Shkodër, Fier, Has, Gjirokastër, Sarandë, Dimal, Kuçovë.

Aktualisht janë 269 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 13 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,166 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 31
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 13
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3628

Testime totale 885,728
Raste pozitive 132,922
Raste të shëruara 130,166
Raste Aktive 300
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 104
Elbasan 40
Kukës 32
Lezhë 29
Vlorë 27
Durrës 17
Fier 16
Shkodër 13
Berat 9
Korçë 9
Gjirokastër 4

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat