Aksident në bypassin e Fierit, vdes 19 vjeçarja nga Tirana

Shqipëria

Aksident në bypassin e Fierit, vdes 19 vjeçarja nga Tirana

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bypassin e Fierit, ku si pasojë ka vdekur një 19 vjeçare nga kryeqyteti.

Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:35, në afërsi të fshatit Pojan, ku një automjet i tipit Benz për shkaqe ende për t’ u përcaktuar ka dalë nga rruga.

Për pasojë drejtuesja e mjetit, 19-vjeçarja me inicialet XH. M. ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërkohë që pasagjeri 21- vjeçar me inicialet S.Xh. është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Fierit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat