Çoçoli: DASH thotë mos i besoni gjyqësorit shqiptar

Shqipëria

Çoçoli: DASH thotë mos i besoni gjyqësorit shqiptar

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 16:29
Fatos Çoçoli

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli u shpreh se korrupsioni është jnë dukuri që raportet e përvitshme të DASH apo raportet e tjera e kanë sjellë si një shqetësim madhor.

Sipas tij, për DASH gjërat janë aq problematike sa pohon se të mos besohet gjyqësori shqiptar nëse ka ndonjë mosmarrëveshje, duke sugjeruar gjyqe ndërkombëtare.

Çoçoli tha se vendi ynë ka edhe fatura të larta në gjyqet ndërkombëtare që shkojnë në 450 milionë euro deri më tani, pa përmendur ato që janë në proces.

Çoçoli: Korrupsioni është jnë dukuri që raportet e përvitshme të DASH apo raportet e tjera e kanë sjellë si një shqetësim madhor. Pavarësisht që kemi një reformë në drejtësi, për DASH, gjërat janë aq problematike sa të thotë se të mos besohet gjyqësori shqiptar nëse ka ndonjë mosmarrëveshje, duke sugjeruar gjyqe ndërkombëtare. Kjo është e rëndë për vendin tonë, edhe pse kemi 5 vite që rrekemi me reformën në drejtësi, gjërat nuk kanë ndryshuar. Korrupsioni vazhdon që të jetë galopant. Kjo bënë që investuesit e huaja, sidomos amerikanë të mos i besojnë vendin tonë.

Ne kemi një faturë shumë të kripur reale, përpos atyre që janë të pritura. Kemi rreth 450 milionë euro gjoba që duhet t'i japim. Krahas tyre ne kemi një klimë të korrupsionit të lartë dhe që sjell dëme në raport me imazhin tonë. Raporti i DASH nuk nxinë gjë, por jep realitetin. Ka shumë gjykatës dhe prokurorë që nuk e kanë kaluar Vettingun, dhe prandaj duke e ditur se nuk e kalojnë po bëjnë çdo gjë të japin vendime sa të munden. Sigurisht që në këtë pikë nuk është i besueshëm sistemi ynë i drejtësisë.

Çoçoli shtoi se vendi ynë ka rreth 2 miliardë euro që tenderohen çdo vit dhe me trukimet që bëhen humbasin rreth 200-300 milionë euro në vit sepse ofertat qëndrojnë në nivelin limit.

Çoçoli: Ne kemi rreth 2 miliardë euro që tenderohen çdo vit. Nëse për këto do të kemi një trukim sikur është bërë, ne humbasim rreth 200-300 milionë euro në vit sepse ofertat qëndrojnë në nivelin limit. Edhe DASH e raporton një gjë të tillë. Prandaj e vetmja gjë që duhet bërë është një Vetting në këtë pjesë. Ende nuk ka ndryshuar asgjë në vendin tonë. Ky është mesazhi që jep DASH kundrejt qeverisë dhe shtetit tonë. Ndërsa qeveria duket sikur po fle gjumë sepse kanë ardhur muajt e verës dhe po flenë në dafinat e fitores së zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat