Nuk mbushet me mend, edhe pse me masë sigurie, 71-vjeçari dhunon sërish familjarët

Shqipëria

Nuk mbushet me mend, edhe pse me masë sigurie, 71-vjeçari dhunon sërish familjarët

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 13:49
Foto ilustrim

Devoll –Një 71-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se akuzohet për dhunë në familje.

I arrestuari është Xh. P., 71 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll, pasi dyshohet se në banesë ka kanosur me thikë djalin e tij, shtetasin R. P., 41 vjeç.

Ky shtetas është arrestuar 3 ditë më parë, për të njëjtën vepër penale dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë caktoi për të masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” të shtetasit Xh. P., 71 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll, pasi dyshohet se në banesë ka kanosur me thikë djalin e tij, shtetasin R. P., 41 vjeç.

Sqarojmë se ky shtetas është arrestuar 3 ditë më parë, për të njëjtën vepër penale dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë caktoi për të masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat