Manastirliu: Vaksinohuni për të shmangur fatalitetet

Shqipëria

Manastirliu: Vaksinohuni për të shmangur fatalitetet

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 21:28
Ogerta Manastirliu

Teksa ka vizituar qendrën shëndetësore nr.1 në Tiranë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, i ka bërë thirrje studentëve që të vaksinohen për të shmangur fatalitet me fillimin e shkollave gjatë muajve shtator, tetor.

“Është e rëndësishme një thirrje për studentët për tu vaksinuar sepse me fillimin e shkollë sepse shtatori, tetori, do të na përballë me një rritjen e kontakteve apo grumbullimet që ndoshta janë të pashmangshme, por nëse jemi të vaksinuar mund të shmangim fatalitet. Më shumë se 1 milion e 600 mijë doza të vaksinës që kanë mbërritur në Shqipëri dhe të mos hezitojmë për tu vaksinuar sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Manastirliu.

Gjithashtu ajo u ka bërë thirrje të moshuarve të paraqiten në qendrën më të afërt për të marrë vaksinën kundër Covid. Më tej Manastirliu bëri me dije se rritja e rasteve ka ardhur si pasojë e variantit Delta dhe në spitale ka pasur rritje të lehtë të shtrimeve.

Po ashtu Manastirliu bëri me dije se në spitale paraqiten qytetarë që nuk kanë marrë doza të vaksinës kundër Covid.

Silva Bino po ashtu u shpreh se për shkak të mutacionit Delta të Covid, vaksinimi duhet bërë në mënyrë urgjente.

“Virusi Delta e bën urgjente vaksinimin. Sot vaksinimi është urgjencë sepse virusi është tepër ngjitës. Studentët që do të futen në auditore mund të bëhen përçues. Vaksinimi i studentëve, mësuesve, të moshuarve apo grupeve të riskut është një element tepër i rëndësishëm”, shtoi më tej Bino.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat