Rindërtimi i Teatrit, Budina: SPAK të fillojë hetimet

Shqipëria

Rindërtimi i Teatrit, Budina: SPAK të fillojë hetimet

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 18:34
Robert Budina

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Robert Budina ka komentuar vendimin e qeverisë që ditën e djeshme firmosi VKM për rikthimin e  truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Ai është shprehur se rindërtimi i Teatrit Kombëtar po bëhet duke shkelur ligjet, ndërkohë që i bën thirrje SPAK që të fillojë hetimet, pasi është i vetmi institucion që mund të zgjidh një çështje të tillë. 

"Qeveria gjithmonë e ka degraduar shembjen e Tetarit Kombëtar si një çështje etike që nuk ishte e tillë. E shembi teatrin Kombëtar. Në ato kohë i thamë mos e bëj këtë punë sepse Këshilli i lartë ka thënë që të mos shembet dhe Gjykata Kushtetuese nuk ekziston. Qeveria nxitoi na nxori me dhunë nga godina, e shembi pa u formuar Gjykata Kushtetuese, kur ne mund të ankimonim kallëzimet tona për të mos ndodhur kjo gjë. Ndodhi ashtu siç  e kishim parashikuar ne. U formua Gjykata Kushtetuese dhe në vendimin që mori para disa javësh, vendosi që prona e Teatrit t’i rikthehet Ministrisë Kulturës nga Bashkia Tiranë.

Në vendimin e mëparshëm që rrëzoi Gjykata Kushtetuese, pronësia quhej Teatri Kombëtar, dhe Teatri Kombëtar do të thotë edhe godina bashkë me gjërat që kishte brenda. Nëse bëjmë një llogari të thjesht I bie 10 milionë euro. Sot Gjykata Kushtetuese i thotë bashkisë ktheja këtë pronën Ministrisë së Kulturës,  e merr Ministria e Kulturës, e pranon kthimin e pronës por pa godinën e Tetarit Kombëtar, kjo është shkelje ligjore.

Kush duhet të mbarëvante vendimin e Gjykatës Kushtetuese, qeveria shqiptare. Ai që zgjidh këtë çështje është SPAK. Doli një VKM e shpejt për të na treguar ne që nuk fitojmë dot, dhe VKM e re çfarë thotë, e njëjta pronësi me të njëjtën numër kadastre tashmë nuk quhet më Teatër Kombëtar, po quhet truall, dhe ndryshimi është se Teatri Kombëtar kushton 10 ose 20 milionë euro, ndërsa truall zero lekë. Është SPAK që duhet të ndërhyjë ta zgjidh këtë çështje."

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat