Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 07:35
Foto ilustrim

Sipas MeteoAlb territori shqiptar në orët e para të ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe.

Por mesdita dhe pasditja sjellin vranësira të lehta pjesërisht në qendër dhe në zonat malore duke krijuar mundësi për ndonjë reshje të izoluar në skajin Verior.

Ndërsa mbrëmja rikthen kthjellimet në këto zona. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C.

Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 – 4 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat