Deputeti “sheik” do ndërtojë 4 kulla te “UET”; me miliardat që zhvati te Posta - ja pazaret

Shqipëria

Deputeti “sheik” do ndërtojë 4 kulla te “UET”; me miliardat që zhvati te Posta - ja pazaret

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 16:02
Laert Duraj

Një tjetër skemë ndërtimi kullash, qëndron pas njoftimit që bëri ditën mërkurë Universiteti Europian i Tiranës, se është tranfersuar në adresën rruga “Xhanfize Keko” te ish-“Porcelani”, në godinën e Kolegjit Profesional të Tiranës, me të cilin ka bashkuar programet mësimore.

Në vend të universitetit “Çili”, do ndërtohet bllok me 4 kulla nga 22-24 kate, për të cilat është gati miratimi i lejes nga Erjon Veliaj në Bashkinë-Tiranë, nga Belinda Balluku në Ministrinë e Infrastrukturës dhe në fillim të muajit shtator, do hidhet firma e fundit nga Edi Rama në Këshillin Kombëtar të Territorit.

Nën maskën e arkitektit Rudin Duraj nga Tepelena, këto kulla do t’i ndërtojë vëllai i tij, deputeti “sheik” Laert Duraj, zgjedhur më 25 prill 2021; dhe prej 4 vitesh Drejtor i “Posta Shqiptare Sh.A”, ku gjatë kësaj kohe, KLSH i ka konstatuar 116 milionë Euro korrupsion me tenderat.

Transferimi i universitetit “UET”, u bë 1 vit pas shitjes së 51% aksione te Rudin Duraj më 14.07.2020 me vlerë 51 mijë Euro; ku përfshihet godina me truallin, kur vetëm nga qiraja e “Bar-kafe” dhënë Ervin Salianjit e Uran Derrit nga Hasi, ky universitet nxirrte 45 mijë Euro në vit.

Ndërsa 49% aksione, vetëm si kapital emri universitar UET dhe llogari bankare, i ka Betim Shkupi, personi që u arrestua bashkë me Henri Çilin dhe 2 trafikantët nga Lazarati, për afera korrupsioni në drejtësi, pastrim milionash me apartamente, troje e vila.

Kolegji Profesional i Tiranës te ish-Porcelani, ku është vendosur Universiteti Europian, është 100% në pronësi të deputetit të zgjedhur Laert Duraj, ku UET, sipas kontratës së shitjes, nuk do të paguajë qira objekti për 20 vite.

Këtë kolegj, deputetit “sheik” Laert Duraj, ia ka licensuar Edi Rama me VKM nr. 699, datë 26.08.2015, me status “Kolegj Universitar 2 vjeçar”, por me të drejta të plota akreditimi e aktivitet në 10 degë, ndërsa 4210 m2 objekte e territor, ia ka dhënë në përdorim falas për 99 vite brenda ish-Porcelanit, nën justifikimin e nxitjes së arsimit profesional.

Tashmë, brenda këtyre godinave që Rama i ka dhuruar deputetit Duraj, është futur  dhe Universiteti Europian i Tiranës, mbasi atje ku ka qenë, pronari i ri i UET, deputeti “rilindës”, do ndërtojë 4 kulla me nga 22-24 kate, për të cilat nuk besohet se shefat e pushtetit, janë pa pjesën që u takon për dhenien e lejeve.

Kujtojmë, se sipas dokumenteve zyrtare, Henri Çili nuk ka më lidhje pronësore me Universitetin Europian të Tiranës, mbasi në datën 6 dhjetor 2019, iu sekuestrua nga një bankë private, të cilës i kishte 2.5 milionë Euro borxhe nga kreditë e pa shlyera, ku përfshihej dhe sipërfaqja e truallit 2925 m2 dhe 1.160 m2 bazë e godinës.

Këtë sipëfaqe e ka blerë deputeti Luart Duraj, i cili do ndërtojë kullat, që do zaptojnë edhe 2500 m2 truall publik prapa e në krahun perëndimor të godinës së UET; të cilën SPAK duhet ta hetojë, se me çfarë marifeti dhe letra false e ka gllabëruar.

Me këtë biznes kullash, lidhet blerja e aksioneve të Henri Çilit nga Laert Duraj, transferimi i aktivitetit të UET në objektet e Kolegjit Profesional të Tiranës, që është 100% biznes i Laert Duraj, duke përdorur blerjen e 51% aksione të truallit e godinës së UET me 51 mijë Euro, ose sa një apartament te Unaza e Re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat