Paralajmëron ISHP: Në vjeshtë vala e katërt e COVID

Shqipëria

Paralajmëron ISHP: Në vjeshtë vala e katërt e COVID

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 18:13
Artan Simaku

Përhapja e variantit Delta, pritet të sjellë edhe valën e katër të Covid në vjeshtë në vendin  tonë.

Megjithatë sipas epidemiologut Artan Simaku, nuk do të jetë valë e ashpër.

“Në stinën e vjeshtës parashikohet një rritje e numrit të rasteve dhe kryesish në personat e pavaksinuar siç e thamë por jo në formë vale si valët që kemi kaluar në vjeshtën dhe dimrin e kaluar dhe për të zbutur sa më shumë këtë valë është e rëndësishme vaksinimi i të gjithë personave mbi 18. Pra të gjithë personat që janë të pavaksinuar sa më shumë prej tyre të vaksinohen aq më tepër kontribuojnë në zbutjen e stinës së vjeshtës dhe të dimrit”, ka deklaruar Simaku për Report tv.

Personat më të mbrojtur thotë epidemiologu Artan Simaku janë ata që janë vaksinuar me të dyja dozat.

“Personat më të mbrojtur nga varianti Delta janë personat që janë vaksinuar me të dyja dozat. Aktualisht dhe personat të cilët janë shtruar në QSUT janë persona të pavaksinuar sepse karakteristikë e variantit Delta është që prek personat e pavaksinuar. Nga personat të cilët janë të vaksinuar rreth 5% e tyre janë prekur nga varianti Delta nga të cilët kanë qenë të vaksinuar kryesish me një dozë por dhe këto persona të cilët preken e kalojnë shumë lehtë pra nuk kanë nevojë për shtrim në spital dhe parandalohen format e rënda dhe vdekjet”, shprehet mjeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat