Procedohen 6 policë të burgut “313”

Shqipëria

Procedohen 6 policë të burgut “313”

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 16:34
Ilustrim

Arratisja e dështuar e Fatmir Pjetri dhe Arbër Çekaj, ka bërë që prokuroria të nisë hetimet për “Shpërdorim detyre” për gjashtë punonjës policie të burgut “313”.

Çekaj dhe Pjetri tentuan të arratiseshin me një litar të stisur dhe një çengel që do të mundësonte zbritjen e tyre nga muri i lartë I burgut, por u pikasën nga një punonjës policie, i cili u përlesh me ta për t’i penguar deri sa erdhën kolegët e tjerë.

Pikërishrt në lidhje me këtë prokuroria ka nisur hetimet, se ku kanë mundur të gjejnë litarin dhe çengelin e përdorur dy të burgosurit për tu arratisur.

Sipas dosjes së prokurorise policët me inicalet  G.RR; S.Sh; B.M; O.M; R.M dhe E.P duhet të duhet të japin llogarie dhe përse nuk kanë kryer kontrolle në qelinë e Pjetrit për sende të jashtëligjshme që do të çonin edhe në zbulimin e litarit dhe çengelit.

Çekaj mohoi sot se donte të arratisej përmes një letre drejtuar gjykatës duke thënë se nëse do të donte diçka të tillë, policia nuk do të mund ta kishte ndaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat