Përfshihet nga flakët, digjet plotësisht makina në Elbasan

Shqipëria

Përfshihet nga flakët, digjet plotësisht makina në Elbasan

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Një automjet i parkuar në lagjen “Kala” të Elbasanit është djegur plotësisht pasditen e sotme.

Dyshohet se mjeti në pronësi të 22-vjeçarit me iniciale E.S.  u përfshi nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 17:55, ndërkohë që në vendngjarja ka mbërritur grupi hetimor, për të zbardhur të gjithë ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.08.2021, rreth orës 17:55, në lagjen “Kala”, Elbasan ka rënë zjarr  në automjetin në pronësi të shtetasit E.S., 22 vjeç, banues në Elbasan , i cili ishte i parkuar.

Si pasojë e zjarrit, automjeti është djegur pjesërisht.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat