Zjarret po djegin pyjet në Shkodër, Lezhë, Dibër e Vlorë, problematike mbetet Maja e Rrunës

Shqipëria

Zjarret po djegin pyjet në Shkodër, Lezhë, Dibër e Vlorë, problematike mbetet Maja e Rrunës

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Zjarri në Majën e Rrunës në Kukës vazhdon të mbetet aktiv prej shumë ditësh. Ministria e Mbrojtjes njofton se problematike situata mbetet në Majën e Zezë.

Në terren po punon helikopteri holandez dhe 30 trupa trupa të Forcave të Armatosura.

Zjarri në fshatin Lundre të Matit është përhapur gjatë natës, për shkak të erës. Sot po punon helikopteri holandez, zjarrfikësit e bashkisë dhe punonjësit e shërbimit pyjor.

Në fshatin Kacni (në pjesën fundore të tij në fshatin Balgjaj 1 që kufizohet me Klosin) të Dibrës, Vijon djegia e brendshme e vatrave. Po monitorohet nga forcat e bashkisë Dibër.

Vatrat në fshatrat Flet dhe Srriqe të Fushë Arrëzës janë vënë nën kontroll.

Në vendin e quajtur Qershizë-Fushë Kumulli në Malin e Tërbunit, në Shkodër, aktualisht po punohet për shuarjen e vatrave të vogla.

Zjarri në Malin Çipin të fshatit Mesaplik të Selenicës, po monitorohet nga punonjës të njësisë administrative dhe nuk ka rrezik për banesat.

As zjarri në fshatin Kodër Thirrë të Mirditës nuk paraqitet rrezik për banesat.

Zjarri në fshatin Domgjon dhe Munellë të Mirditës ka intensitet te ulët dhe nuk paraqet rrezik për përhapje dhe zona të banuara.

Zjarri në fshatin Katund i Vjetër të Rubikut mbetet aktiv, por nuk paraqet rrezik për shtëpitë.

Flakët kanë përfshirë fshatin Mengël të bashkisë Kavajë. Në terren po punojnë 40 trupa të Forcave të Armatosura dhe zjarrfikësit e Kavajës, Rrogozhinës dhe Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat