Qëllohet me thikë djali i gazetarit shqiptar

Shqipëria

Qëllohet me thikë djali i gazetarit shqiptar

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 16:53
Ilustrim

Një plagosje me thikë ndodhi mesditën e sotme në rrugën “Barrikada” në kryeqytet.

Personi i plagosur, i identifikuar si Gerian Nano, 34 vjeç, rezulton të jetë djali i gazetarit Mustafa Nano.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë dhe as identiteti i autorit.

I plagosuri është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 25.08.2021, rreth orës 14:40, në Rrugën e Barrikadave, në rrethana ende të paqarta është dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasi G. N. 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe si dhe identifikimin e kapjen e autorit,” njoftoi policia.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat