Zbardhet ekzekutimi i 58-vjeçarit në Shkodër, rrëfehet bashkëshortja: Na zunë pritë pranë banesës

Shqipëria

Zbardhet ekzekutimi i 58-vjeçarit në Shkodër, rrëfehet bashkëshortja: Na zunë pritë pranë banesës

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 07:29
Ilustrim

Sokol Çelaj 58 vjeç nga fshati Reç i Malësisë së Madhe ka mbetur i vdekur pas një atentati pak metra larg shtëpisë së tij.

ABC mëson se, ai ka qenë në një mjet tip Benz ML së bashku me bashkëshorten e tij në momentin që një person ka qëlluar 8 herë në drejtim të tyre.

Nga sa mësohet ka qenë një plumb që e ka kapur poshtë shpatullës së majtë i cili i ka shkaktuar edhe vdekjen. Ndërsa në mjet janë gjetur 8 dëmtime nga predhat e plumbave.

Sipas dëshmisë së bashkëshortes dhënë në polici mësohet se është shprehur:

 ” Sapo kemi dal nga rruga e asfaltuar për të shkuar tek shtëpia, nga e djathta e jonë një person në këmbë ka dal nga pylli dhe ka filluar të qëllojë”.

Nga këqyrja e vendit te ngjarjes dyshohet se autori ka qëlluar me armë zjarri automatik. Sokol Çelaj ka jetuar për 25 vite në Angli dhe kishte rreth 3 vite që është kthyer në Shqipëri, ndërsa ka punuar si kuzhinjer në restorantet e zonës së Malësisë së Madhe.

Nga ana e policisë nuk ka një pistë konkrete pasi viktima nuk ka pasur konflikte. Grupi hetimor po punon në zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorit të vrasjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat