Sekuestrohet drogë në një stan, arrestohet 63-vjeçari

Shqipëria

Sekuestrohet drogë në një stan, arrestohet 63-vjeçari

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Policia e Vlorës ka goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike dhe si rezultat ka vënë në pranga një shtetas, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Një rast i tentativës për kultivim të kanabisit është goditur në fshatin Shkozë, Selenicë.

“Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. B., 63 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesë dhe në stanin e tij, u gjetën të kultivuara fidan të dyshuar cannabis sativa”, tha policia.

Po ashtu specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin M. S., 37 vjeç banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

Ndërsa specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 38 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen e mitur A. S, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat