“Forumi për të ardhmen e Europës” bën bashkë Ramën dhe Vuçiqin

Shqipëria

“Forumi për të ardhmen e Europës” bën bashkë Ramën dhe Vuçiqin

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 11:39
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq

Kryeministri Edi Rama është takuar paraditen e sotme me kryeministrin slloven Janez Jansha, teksa po merr pjesë në forumin për të ardhmen e Europës.

Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto krah Janshas. “Bled, Slloveni – Në Bled Strategic Forum për të ardhmen e Europës”, ka shkruar Rama.

Ndërsa presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç shfaqet i ulur pranë Ramës, teksa të dy mbajnë të vendosur maskën anti-COVID.

Një ditë më parë Rama u takua me Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev para nisjes së Samitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat