Lezha në hartën e kuqe! “Delta” shton rastet e infektimeve

Shqipëria

Lezha në hartën e kuqe! “Delta” shton rastet e infektimeve

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 10:37
Ilustrim

Nga varianti i ri “Delta”, Lezha u kthye në hartën e zonës së kuqe të infeksioneve.

Mjeku infeksionist në Spitalin Rajonal të Lezhës, Martin Marku thotë se situata është shqetësuese pasi rastet ditore të pacientëve të prekur nga Covid 19 janë në rritje.

Marku thotë se situata është po e njëjta me atë kur vendi ishte në kulmin e pandemisë. Problem sipas tij, mbeten rastet që hezitojnë të shkojnë drejt spitaleve Covid në Tiranë, duke krijuar kështu fluks të shtuar në urgjencë.

Në Lezhë nga statistikat më të fundit rezultojnë 688 raste aktive të personave të prekur me Covid 19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat