4 qytetarë në karantinë pas kthimit nga Italia

Shqipëria

4 qytetarë në karantinë pas kthimit nga Italia

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Masat e reja anti-Covid në kufi, të cilat hynë sot në fuqi, janë implementuar mëngjesin e kësaj të hëne edhe në portin e Vlorës ku kanë hyrë 68 pasagjerë. Shqiptarë por edhe italianë, të cilët vijnë me pushime apo studime.

Nga autoritetet e kufirit bëhet me dije se ne këtë ditë të parë të zbatimit të masave vetëm 4 shtetas shqiptarë, rezident në Shqipëri, nuk kanë qenë të pajisur me dokumentacionin e nevojshëm e si rrjedhojë kanë plotesuar formularin me të dhënat për t'iu nënshtruar karantinimit.

Në portin e Vlorës kryhet vetëm termometrimi dhe nuk ka teste të shpejta.

Sakaq më herët agjensitë kanë publikuar në strukturat e tyre në Itali si dhe në site rregullat e reja për të informuar qytetarët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat