Gjendet një trup i dekompozuar në Vaqarr

Shqipëria

Gjendet një trup i dekompozuar në Vaqarr

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Një kufomë e dekompozuar e seksit mashkull është gjetur në në fshatin Balticë të Vaqarrit mëngjesin e sotëm.

Nuk dihet ende identiteti i tij, ndërsa policia po punon për shkaqet e vdekjes.

“Rreth orës 09:45, në fshatin Balticë, Njësia Administrative Vaqarr, është gjetur një kufomë e dekompozuar e seksit mashkull. Pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave e plotë të ngjarjes”, sipas policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat