Ky është 28-vjeçari që vdiq në Hotel Rogner

Shqipëria

Ky është 28-vjeçari që vdiq në Hotel Rogner

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 21:02
Hotel Rogner

Sot në kryeqytet u shënua një ngjarje e rëndë ku një 28-vjeçar humbi jetën pasi ra nga një hotel.

Gazeta Shqip mëson se ngjarja ndodhi në një nga hotelet më të njohura të Tiranës, hotel Rogner.

I riu që humbi jetën është Ajdin Mustafi, i cili ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra nga rënia.

Ai ishte mbështetur me shpinë në kangjellat e ballkonit në katin e 5-të të cilat kanë qenë të ndryshkura çka ka sjellë dhe rënien e tij.

28-vjeçari ka rënë mbi një mjet në parking duke marrë plagë të rënda. Ai nuk mbijetoi edhe pse u dërgua menjëherë në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat