Ristani paralajmëron "tërmet" brenda PD-së

Shqipëria

Ristani paralajmëron "tërmet" brenda PD-së

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 23:55
Arben Ristani

Ish-anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Arben Ristani paralajmëroi se PD mund të futet në një situatë të rrezikshme, pasi sipas tij mund të ndahet më dysh dhe nëse vazhdon kështu nuk do të jetë më kurrë alternativë qeverisëse.

Sipas Ristanit, PD nuk ringrihet pa largimin e Berishës dhe të Bashës.

“Sot PD nuk ka as ish-liderin, as kryetar nuk ka, pasi vrau edhe babën edhe veten. Ajo që mund të ndodhë tani në PD është e rrezikshme, pasi do ta çajë PD-në në dysh dhe do të shkatërrohet. PD dhe pa këtë konflikt ishte në ditët e veta më të këqija. Nëse gjëja vazhdon kështu PD nuk do të jetë më altrenativë qeverisëse. PD reformohet vetëm duke u larguar Bashën dhe Berishën nga PD. Kjo lëvizje tektonike do ta shkatërrojë PD-në.

Ose do të gjejë forca ose do të ringrihet nga hiri. Basha dhe Berisha, të dy bashkë janë përgjegjës, gjendjen në të cilën ndodhet PD”, tha Ristani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat