Vrau ish-bashkëshorten, kur do të merret vendimi për Elton Metajn?

Shqipëria

Vrau ish-bashkëshorten, kur do të merret vendimi për Elton Metajn?

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 10:52
Elton Metaj dhe Sabrina Bengaj

Elton Metaj, 31-vjeçari i cili vrau ish-bashkëshorten Sabrina Bengaj do të dalë nesër para gjykatës në Fier. Siç raporton gazetarja Valbona Davidhi Metaj do të njihet me masën e sigurisë për krimin e kryer, ndërsa seanca nis në orën 10:30.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në Zhupan të Fierit. Elton Metaj shkoi në shtëpinë e ish-bashkëshortes dhe e qëlloi për vdekje, ndërkohë që kjo e fundit po konsumonte darkën.

Në 20 shtator të vitit të shkuar për më shumë se 5 orë Elton Meta në kërcënimin e armës mbajti peng ish-bashkëshorten dhe familjen e saj në banesën e tyre, duke qëlluar dy herë në ajër.

Ai u neutralizua nga Renea dhe u dorëzua. 31-vjecari u prangos dhe ndaj tij u ngritën 3 akuza, dhunë në familje, kundërshtim të forcave të policisë dhe armëmbajtje pa leje. Dhe pse me akuza të rënda, Elton Metaj fitoi lirinë.

Prokurori Çlirim Sino i kërkoi gjyqtarit Piro Sota shtrim të tij në spitalin psikiatrik ku qëndroi disa muaj. I njëjti gjyqtar më pas ndryshoi masën e sigurisë nga shtrim i detyruar në spital, në kurim ambulator në shtëpi. Në fund të muajit korrik ai la spitalin dhe shkoi në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat