​4 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Shqipëria

​4 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 19:01
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 992 raste të reja me COVID-19 nga 5480 testime të kryera në total, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë kanë ndërruar jetë 4 qytetarë, konkretisht: një qytetare nga Lezha 60- vjeç, një qytetare nga Vlora 67-vjeç, një qytetar nga Berati 73-vjeç, një qytetar nga Librazhdi 79-vjeç.

Janë 12.744 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 194 pacientë, nga të cilët 32 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 843 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 144.122 që nga fillimi i epidemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat