Nishani i bashkohet nismës së Berishës: Për një PD të fortë e fituese

Shqipëria

Nishani i bashkohet nismës së Berishës: Për një PD të fortë e fituese

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 14:10
Bujar Nishani

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, do t’i bashkohet nismës së ish-kryeministrit historik Sali Berisha, të cilën e paralajmëroi një ditë më parë ku tha se do të nisë nga Tirana një tur takimesh me demokratët në atë që e quan cikli i “Foltores për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”.

Nishani shkruan në rrjetet sciale se do të bashkohet me demokratët e ndershëm për një PD më të bashkuar, të fortë dhe fituese.

“Unë do të bashkohem me demokratët e ndershëm e të vërtetë Sot në Rogner, në 18:00! Për një PD të Bashkuar, të Fortë e Fituese! Jo më PD, Peng i rregjimit të korruptuar majtist”, shkruan Nishani.

Sali Berisha ka paralajmëruar nisjen e një turi takimesh me demokratët nga e gjithë Shqipëria. Lëvizja e liderit historik të PD-së vjen pasi u përjashtua nga Lulzim Basha nga grupi parlamentar, vendim të cilin, ish-Kryeministri e konsideron nul dhe anti-statutor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat