I qëllimshëm zjarri në Berat

Shqipëria

I qëllimshëm zjarri në Berat

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Një sipërfaqe prej rreth 5 ha me shkurre,ferra e të mbjella është përfshirë nga flakët në lagjen "Uznovë" në Berat.

Zjarri ka shkrumbuar një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, ferra e të mbjella dhe i favorizuar nga era zjarri është përhapur me shpejtësi në drejtim të banesave të lagjes, ku më së shumti jetojnë familjet e komunitetit rom.

Mendohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe është vënë fillimisht në përroin e Zagores që për momentin nuk ka ujë dhe është i mbuluar me shkurre.

Më pas, era ka favorizuar flakët dhe i ka përhapur ato drejt tokave me të mbjella e banesave përreth.

Kanë qenë banorët e lagjes ata që kanë lajmëruar zjarrfikësen, e cila mbërriti shpejt në vendngjarje.

Efektivët e Repartit të shpëtimit nga zjarri kanë lokalizuar në një kohë të shkurtër flakët dhe kanë mundësuar fikjen e vatrave të zjarrit që po i afroheshin banesave, ndërkohë që banorët kishin dalë të gjithë jashtë nga frika.

Burime nga policia e Beratit bëjnë me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënies, ndërkohë që paraprakisht raportohet se janë përfshirë nga flakët rreth 5 ha me shkurre, ferra e të mbjella.

Mjaft zjarre janë raportuar si zjarre të qëllimshme e të vendosura nga dora e njeriut gjatë 4-muajve të fundit në qarkun e Beratit, por vetëm disa prej autorëve të këtyre zjarreve janë prangosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat