Akuza e fortë e Ristanit: Basha marrëdhënie direkte me Ramën

Shqipëria

Akuza e fortë e Ristanit: Basha marrëdhënie direkte me Ramën

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 00:27
Lulzim Basha dhe Edi Rama

Ish sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani bën akuzën e fortë ndaj kreut demokrat.

Ai thotë se Basha, “i cili kur do të të vrasë të vret pas shpine” ka marrëdhënie direkte me Ramën dhe PD me të nuk ka për të ardhur kurrë në pushtet.

“Me Bashën i cili ka marrëdhënie direkte me Ramën dhe ka korruptuar opozitën PD nuk ka për të ardhur kurrë në pushtet. U duk këto tre mandate rresht. Ju e dini perceptimin popullor. Njerëzit ndihen të frigur se do e çojë në një humbje të katërt. Nuk ngjall besim e as shpresë. Dilema nuk është Basha por Berisha” tha Ristani i ftuar në studion e “Ora e Betit".

Ristani kujton dhe debatin që ka bërë me Bashën ku i ka kujtuar fitoren si kryetar bashkie.

Ai mësohet të ketë thënë  “Edhe një fitore që ke e dinë të gjithë si e ke".

Nëse njerëzit janë të bindur që duhet mbledhur kuvendi ne e bëjmë por problemi është që duhet të dalë se s'bën nga pozicioni që e ka katandisur Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat