Vendim për ish-Kryeprokurorin, reagon Yuri Kim

Shqipëria

Vendim për ish-Kryeprokurorin, reagon Yuri Kim

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 18:01
Yuri Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për dënimin e ish-Kryeprokurorit e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Në një postim në rrjetet sociale, diplomatja vlerëson sipas saj pozicionimin e drejtësisë kundër zyrtarëve të korruptuar.

Kim thotë se prokurorrët duhet të vazhdojnë të ndarmarrin veprime kundër këtyre zyrtarëve.

Sipas ambasadores askush nuk është mbi ligjin.

“Është mirë të shihet drejtësia e vënë kundër zyrtarëve të korruptuar. Prokurorët duhet të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve, pa marrë parasysh sa të lartë apo të fuqishëm,  të cilët keqpërdorin pozitën e tyre për t’u pasuruar. Askush nuk është mbi ligjin,” ka shkruar Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat