Nikolla, mes grave të ndërmarrjes së agropërpunimit në Krushë të Madhe

Shqipëria

Nikolla, mes grave të ndërmarrjes së agropërpunimit në Krushë të Madhe

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e shoqëruar nga Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi, bëri një vizitë në ndërmarrjen e agropërpunimit “KB Krushë”, në Krushë të Madhe.

Ndërmarrja është krijuar nga gratë e veja, të cilat humbën burrat e tyre gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999. Për themelimin e ndërmarrjes, ka kontribuar edhe Ambasadori Qemal Minxhozi. Në këtë ndërmarrje punojnë kryesisht gra dhe vajza.

Ndërmarrja përpunon produktet bujqësore, të destinuara jo vetëm për tregun vendas, por edhe për eksport, në Gjermani, Austri, Zvicër, Francë e deri në ShBA.

Kryeparlamentarja Nikolla i përgëzoi gratë dhe vajzat e Krushës, të cilat i mbijetuan masakrave të serbëve, përballuan dhimbjen e vështirësitë dhe gjetën forcë të krijojnë këtë ndërmarrje, që tregon shpirtin e rezistencës, fuqinë dhe vitalitetin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat