Çuçi në konferencë të jashtëzakonshme: Saimir Hoxha do shpallet Dëshmor i Atdheut

Shqipëria

Çuçi në konferencë të jashtëzakonshme: Saimir Hoxha do shpallet Dëshmor i Atdheut

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 20:32
Blendi Çuçi

Pas ngjarjes së rëndë të ditës së sotme ku mbeti i vrarë efektivi Saimir Hoxha, Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi del në konferencë të jashtëzakonshme për shtyp ku njofton se ai do të shpallet Dëshmor i Atdheut.

“Komisioni qëndror i statusit Dëshmor i aAtdheut, ka nisur procedourat për shpalljen dëshmor i atdheut të Saimir Hoxhës, për ti dhënë mbështetje familjes.

Inkurajoj policinë e shtetit për të vijuar me vendosmëri betejën e përditshme me krimin çfarëdo qoftë ai.

Nuk do të ndalim në asnjë moment të vëmë përpara drejtësisë këdo që tenton të vërë dorë mbi policinë. Kurrsesi kjo ngjarje nuk na zmbraps nga lufta kundër krimit,” tha Çuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat